Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për modernizimin e shtetit, përshpejtimin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe për të luftuar një prej problemeve të saj më të thella, siç është korrupsioni.

Sipas një artikulli të publikuar nga Politico, ndërsa Shqipëria pritet që në 2027 të hapë të gjitha negociatat me Bashkimin Evropian e në 2030-ën të bëhet pjesë e familjes së madhe europiane, IA (Inteligjenca Artificiale) është vënë në funksion të përshpejtimit të përkthimit dhe analizës së legjislacionit të BE-së (acquis communautaire). Sipas Odeta Barbullushit, ish-këshilltare për integrimin dhe profesoreshë në Kolegjin e Evropës në Tiranë, teknologjia mund të ndihmojë ndjeshëm në këtë drejtim.

“Vëllimi i dokumentacionit të BE-së është i jashtëzakonshëm. IA mund të ndihmojë realisht në përkthim dhe përputhje, por vendimmarrja mbetet politike,” tha Barbullushi.

Përdorimi i IA në luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjes transparete

Një prej problemem më të mëdha me të cilën përballet vendi, që është dhe një prej pikave kyçe për integrimin e vendit, është korrupsioni. Politico nënvizon se qeveria shqiptare ka filluar të përdorë IA për të monitoruar dhe analizuar në kohë reale prokurimet publike, transaksionet doganore dhe fiskale, duke identifikuar shkeljet dhe parregullsitë. Teknologjia po ndihmon gjithashtu në kontrollin e territorit me dronë inteligjentë dhe satelitë për të zbuluar ndërtime pa leje dhe plantacione të paligjshme kanabisi.

Kujtojmë se në deklaratat e tij një muaj më parë, kryeministri Edi Rama shprehej se IA mund të luajë një rol themelor në transformimin e qeverisë. “Një ditë, mund të kemi edhe një ministri të drejtuar tërësisht nga inteligjenca artificiale. Kjo do të eliminonte nepotizmin dhe konfliktin e interesit.”, ka thënë ai.

Lexo edhe :  Plani i rritjes së BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

Zbatimi i IA në infrastrukturë, shëndetësi dhe arsim

Përdorimi i IA në fusha të ndryshme, e konkretisht në trasnport, shëndetësi dhe arsim, është një tjetër fokus i qeverisë. Teknologjia e njohjes së fytyrës po testohet për të paralajmëruar shoferët përmes pajisjeve mobile në kohë reale për shkeljet e shpejtësisë, si dhe për të dërguar automatikisht gjobat përmes mesazheve apo email-it. Për shkak të aksidenteve fatale të regjistruara ndër vite, përdorimi i IA në funksion të teknologjisë, ka për synim përmirësimin e situatës e uljen e numrit të aksidenteve.

Në shëndetësi, autoritetet kanë plane për të përdorur IA për diagnostikim dhe menaxhim më të mirë të të dhënave mjekësore. Në arsim gjithashtu po shqyrtohet përdorimi i algoritmeve për të personalizuar mësimdhënien dhe për të monitoruar performancën e nxënësve.

Gjithashtu, teknologjia pritet të ndihmojë në krijimin e identitetit dixhital të qytetarëve për shërbime më efikase publike.

Kritikat

Megjithatë, zërat kritikë paralajmërojnë për rrezikun që IA të shërbejë si fasadë për problemet e vjetra. Deputetja e opozitës Jorida Tabaku thekson se teknologjia është vetëm një mjet dhe se suksesi i saj varet nga duart që e përdorin.

“Nëse të njëjtët aktorë që përfituan nga tenderët e korruptuar programojnë algoritmet, atëherë thjesht po maskojmë të kaluarën me teknologji të re. Nuk mund të rregullosh një sistem të korruptuar duke e vendosur në cloud.”, tha ajo.

Tabaku theksoi nevojën për transparencë, konsultim publik dhe kontroll demokratik, për të siguruar që IA të përdoret për progres real, dhe jo për të fshehur mangësitë e sistemit./kb

Të fundit

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Vëllezër për armët, Koreja e Veriut shton ndihmat për Rusinë

Edhe para samitit të Alaskës, Putini ishte siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake nga diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un. A dëshiron...

Perez nis planet për 2026: “prenoton” një yll nga PSG dhe një nga Liverpool

Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e vitit të ardhshëm. Florentino Perez ka piketuar që tani lojtarët që kërkon në verën 2026. Marca...

Lajme të tjera

Web TV