Shpërthimi tërbues i vullkanit në Kamchatka! Ndërpriten fluturimet për në Alaska (VIDEO)

Vullkani Krasheninnikov në Kamchatka ka lëshuar një ‘koloni’ hiri tre kilometra të lartë, duke paraqitur një kërcënim potencial për aviacionin vendas.

Lajmi u raportua nga Ekipi i Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatka (KVERT), duke cituar RIA Novosti, teksa u shoqërua edhe me pamjet e frikshme nga reja gjigante e hirit vullkanik që mbulli zonën.

Është lëshuar një kod portokalli rreziku për aviacionin. Vullkani ndodhet 200 kilometra nga Petropavlovsk.

“Kolona e hirit shtrihet 170 kilometra në juglindje të vullkanit”, vunë në dukje shkencëtarët. Në orët e fundit, raporton Alaska Public Media, hiri nga gadishulli rus ka shkaktuar anulimin e fluturimeve të Alaska Airlines për në Nome dhe Kotzebue.

Alaska do të presë edhe samitin midis Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin ditën e nesërme, por autoritetet nuk kanë dhënë asnjë informacion nëse pengohet fluturimi i “force one” të dy presidentëve respektivë.

Ngjarja u raportua ditën e sotme, teksa mediat informuan se reja e tymit vullkanik shkoi deri në 3 km lartësi./E.T