FOTO/ Trump pret me duartrokitje Putin, dy liderët shtrëngojnë duart në Alaska

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur presidentin rus, Vladimir Putin, në një takim të veçantë në Alaska.

Fotot dhe videot nga tregojnë momentin kur Trump e mirëpret Putinin me duartrokitje, duke simbolizuar një përshëndetje dhe atmosferë të veçantë mes të dy udhëheqësve.

putin trump alaska

Në takimin e dy udhëheqësve marrin pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff.

Pas këtij takimi, delegacionet do të kenë një drekë pune, ku marrin pjesë Rubio, Witkoff, sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ai i Tregtisë, Howard Lutnick, shefi i Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe shefja e stafit të Trumpit, Susie Wiles./e.t

putin trump