17 gusht 1999 – Tërmeti i Izmit, nata kur Turqia u drodh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orët e para të mëngjesit të 17 gushtit 1999, në orën 3:02 pas mesnate, qetësinë e natës turke e përshkoi një britmë e nën dheut. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,6 ballë të shkallës Rihter goditi rajonin e Marmarasë, me epiqendër pranë qytetit të Izmit, rreth 90 kilometra në lindje të Stambollit. Brenda pak sekondave, ndërtesa të tëra u shembën mbi banorët që flinin, rrugët u mbushën me pluhur, ulërima dhe kaos.

Goditja zgjati vetëm 37 sekonda, por mjaftoi për të kthyer në gërmadha qytete të tëra. Bilanci ishte tragjik: mbi 20.000 viktima, më shumë se 44.000 të plagosur, dhe mbi 300.000 banesa të shkatërruara apo të dëmtuara rëndë. Zona industriale e Izmitit, një nga më të mëdhatë në Turqi, u rrëzua, duke goditur rëndë edhe ekonominë.

Pasojat nuk ishin vetëm materiale. Për ditë me radhë, nën rrënoja dëgjoheshin thirrjet e të mbijetuarve që prisnin shpëtimin, ndërsa ekipet e ndihmës nga e gjithë bota u përpoqën të nxirrnin gjallë ata që kishin mbetur të bllokuar. Pamjet e familjeve që kërkonin të afërmit mes betonit të thërrmuar tronditën opinionin publik ndërkombëtar.

Ky tërmet u bë një nga katastrofat më të mëdha në historinë moderne të Turqisë dhe nxori në pah edhe plagët e brendshme të vendit: ndërtimet pa standarde, mungesën e kontrollit urbanistik dhe përgjegjësinë e autoriteteve. Shumë ndërtesa që nuk i kishin rezistuar tronditjes u ndërtuan me materiale të dobëta e shpesh me korrupsion të hapur në lejet e ndërtimit.

Por mbi të gjitha, mëngjesi i 17 gushtit mbeti një kujtesë e hidhur se sa e brishtë është jeta përballë fuqisë së natyrës. Për mijëra familje turke, ajo ditë nuk u harrua kurrë – një plagë e hapur që edhe sot kujtohet me dhimbje, lutje dhe reflektim mbi domosdoshmërinë e përgatitjes ndaj fatkeqësive natyrore.

Lexo edhe :  1 Shtator 1939 – Gjermania pushton Poloninë, nis Lufta e Dytë Botërore

Përgatiti: L.Veizi

Të fundit

Avokati zbulon shifrat, ja sa para iu zhvatën shqiptarëve nga “skemat piramidale” online

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, se qytetarët shqiptarë kanë depozituar...

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re financiare, World Liberty Financial, hodhi në treg...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë...

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Lajme të tjera

Web TV