Shpërthim në një fabrikë në Rusi, 11 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr shkatërrues në një fabrikë industriale në rajonin e Ryazanit, në juglindje të Moskës, ka shkaktuar humbjen e jetës së 11 personave dhe ka lënë të plagosur më shumë se 130 të tjerë. Ngjarja ndodhi në kompleksin “Elastik” në zonën Shilovsky, ku dyshohet se shpërthimi erdhi si pasojë e zjarrit në një punishte baruti brenda objektit.

Ekipet e shpëtimit vazhduan punën intensive gjatë fundjavës, duke gjetur edhe dy trupa të tjerë nën rrënoja gjatë natës. Sipas autoriteteve, 29 nga të plagosurit janë ende të shtruar në spitale – një pjesë në Ryazan dhe të tjerët të transferuar për trajtim në Moskë.

Tre persona janë shpëtuar gjallë nga rrënojat, ndërkohë që hetimet për shkaqet e ngjarjes së rëndë janë në vazhdim. Autoritetet lokale kanë shpallur ditë zie në të gjithë rajonin për të nderuar viktimat./kb

Të fundit

Tragjedia e Piter Fekter, një vdekje që tronditi Berlinin

Nga Leonard Veizi Muri i Berlinit ishte një plagë e hapur në zemër të Evropës, një ndarje e përgjakur mes...

Kush ishte Pippo Baudo, prezantuesi ikonik italian

Një nga figurat më të shquara të ekranit italian, Pippo Baudo, është ndarë nga jeta sot në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi...

“Alaska, Putin i vetmi fitimtar”, gazetari: Ka marrëveshje për shkëmbime territoresh

Gazetari Artur Nura thotë se nga takimi në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, fitimtar, nga ana gjeopolitike, ishte...

Moti për sot: Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime si...

Mediat gjermane: Vuçiç po e çon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në programin televiziv të lajmeve kryesore...

Lajme të tjera

Web TV