Seminari ndërkombëtar për Gjuhën mbledh 150 pjesëmarrës nga e gjithë bota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili mbahet që nga viti 1974, po rritet çdo vit me numrin e pjesëmarrësve të huaj nga mbarë bota, përfshirë SHBA-të, Kinën, Rusinë, Turqinë, Sirinë dhe shumë shtete evropiane.

Në edicionin e 43-të, këtë vit do të marrin pjesë 150 pjesëmarrës aktivë me punime, referime dhe ligjërata shkencore.

Përveç aktiviteteve akademike, gjatë 12 ditëve të seminarit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë bukuritë natyrore të Kosovës, qytetin e Pejës, si dhe të marrin pjesë në koncerte, ku do të përformojë edhe një grup arbëresh nga Kalabria.

Drejtoresha e seminarit, Lindita Sejdiu, ka theksuar rëndësinë e këtij aktiviteti për studimet albanologjike dhe për shtetin e Kosovës.

Sejdiu ka thënë për KosovaPress, se seminari ka rëndësi edhe pedagogjike, për arsye se do të ofrohen kurse të gjuhës shqipe për studentët nga e mbarë bota për ta mësuar shqipen dhe kulturën e saj.

“Seminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka një rëndësi të veçantë për studimet albanologjike në përgjithësi, por edhe për vetë shtetin e Kosovës.. Në kohën kur Shqipëria ka qenë e izoluar, seminari ka qenë ajo ura lidhëse ndërmjet shqiptarëve në Kosovë dhe, për shembull, arbëreshëve në Itali ose në diasporën historike.

Seminari ka edhe rëndësi pedagogjike, jo vetëm shkencore, për arsye se ofrohen kurse të gjuhës shqipe, në disa nivele vijnë studiues, studentë edhe të tjerë nga mbarë bota për ta mësuar shqipen, për t’u njohur për së afërmi me shqiptarët dhe është një lloj promovimi i shqipes dhe albanologjisë përgjithësisht”, ka thënë Sejdiu.

Ajo kujtoi traditën e gjatë të këtij aktiviteti dhe suksesin e tij.

Lexo edhe :  SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Sejdiu është shprehur se është dashur t’i refuzojnë disa aplikacione nga interesimi shumë i madh i njerëzve, pasi që nuk kanë pasur mundësi financiare t’i mbulojnë të gjitha.

Drejtoresha e seminarit, Lindita Sejdiu, ka theksuar gjithashtu rolin e seminarit në forcimin e institucioneve dhe lidhjeve ndërkombëtare. Ajo ka shtuar se përveç temave nga gjuhësia dhe letërsia, do të ketë edhe fusha tjera nga historia dhe antropologjia.

Hapja solemne do të mbahet më 18 gusht, në Institutin Historik në Prishtinë “Ali Hadri”, ndërsa ligjërata e parë do të mbahet në ora 18:00 dhe do të përfundojë më 29 gusht të këtij viti. /Kosovapress/

Të fundit

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

Radovan Vishkoviç, kryeministër i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dha dorëheqje nga posti i tij të hënën,...

Situata me zjarret, Berisha tregon arsyet përse ishin krim shtetëror

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar një krim shtetëror zjarret që shkaktuan dëme të mëdha në disa zona të vendit përgjatë...

Ushtria europiane brenda Ukrainës? Meloni përplaset me Macron para takimit me Trump

Fillimisht ajo fluturoi drejt Romës, për t’u lidhur me video konferencwn e  Koalicionit të të Vullnetshmëve dhe për të përgatitur një linjë të përbashkët...

Rama publikon pamjet, vijon puna për godinën e Teatrit të ri Kombëtar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga puna për ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës. “Kantieri i Teatrit të Ri...

Postimi misterioz i Trumpit trazon rrjetin, një gabim, kod apo mesazh i fshehtë?

Postimi i çuditshëm me një fjalë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump në rrjetet sociale ka ngatërruar shumë njerëz, me përdoruesit që spekulojnë kuptimin...

Lajme të tjera

Web TV