Donald Trump ka ndërprerë në mënyrë të beftë takimin me udhëheqësit evropianë në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, për të telefonuar Presidentin rus Vladimir Putinin.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se takimi do të vijojë me liderët e BE-së, Presidentin ukrainasi Volodymyr Zelensky dhe kreun e NATO-s, pasi të përfundojë telefonata me shefin e Kremlinit.
Trump më herët nga Zyra Ovale, gjatë daljes para mediave përkrah Zelenskit tha se do ta telefononte udhëheqësin rus pas takimit me udhëheqësit europianë në Uashington, por duket se vendimi ka ndryshuar./e.t