Tregtarët e Bitcoin dhe Ether realizuan fitime të mëdha pas niveleve rekord të kriptomonedhave, por presionet makroekonomike rritën luhatshmërinë e tregut.
Bitcoin ra në 113,500 dollarë, duke u kthyer nën mesataren lëvizëse 50-ditore dhe duke rritur shqetësimet.
Kapitalizimi total i kriptomonedhave zbriti në 3.87 trilionë dollarë, me rrezik për një rënie më të thellë deri në 3.6 trilionë.
Ether humbi 1.8% duke arritur 4,159 dollarë, duke testuar mbështetjen prej 4,100 dollarësh, ndërsa XRP ra në 2.89 dollarë, Dogecoin në 21 cent, dhe Cardano humbi 6.6%, duke shënuar humbjet më të mëdha mes kriptovalutave kryesore. Rritja e inflacionit në SHBA uli pritshmëritë për ulje të shpejta të normave nga Fed, duke nxitur shitje për përfitime afatshkurtra.
Megjithatë, flukset institucionale mbeten të forta, sidomos për ETH dhe ETF-të, duke mbështetur perspektivën afatmesme. Përdorimi i lartë i levës në tregjet e derivateve amplifikon luhatshmëritë, duke rritur si fitimet ashtu edhe humbjet. Tani vëmendja është tek fjalimi i kreut të Fed në Jackson Hole, i cili mund të ndikojë mbi kriptot, aksionet dhe valutën. m.p.