Spanja përballet me sezonin më të keq të zjarreve, 380 mijë hektarë tokë të djegura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spanja po përballet me një nga sezonet e saj më të këqija të zjarreve, ku flakët kanë përfshirë disa rajone si  Galicia, Estremadura dhe Castilla Leon, duke shkatërruar pyjet, tokën bujqësore dhe infrastrukturën. Në disa zona, flakët kanë shkrumbuar më shumë tokë në një ditë të vetme sesa janë djegur gjatë gjithë vitit të kaluar.

Zjarret kanë përkuar me një valë të nxehti 16-ditore, një nga më të gjatat në dekada. Linjat hekurudhore, rrugët kryesore janë detyruar të mbyllen, duke ndërprerë udhëtimin dhe turizmin në kulmin e verës.

Sistemi Evropian i Informacionit të Zjarreve Pyjore (EFFIS) llogarit se 380,000 hektarë janë djegur në Spanjë deri më tani këtë vit, ndërsa lufta kundër flakëve vazhdon.

Kryeministri Pedro Sanchez njoftoi se zonat e para të prekura nga zjarret do të shpallen zyrtarisht zonat e emergjencës javën e ardhshme.

“Kemi ende orë të vështira përpara”, tha ai.

Sanchez theksoi se emergjenca klimatike po përkeqësohet çdo vit dhe përsëriti nevojën për një pakt kombëtar për të adresuar shpeshtësinë në rritje të ngjarjeve ekstreme të motit të shkaktuara nga rritja e temperaturave. Ai planifikon të paraqesë një propozim legjislativ në shtator për komunitetin shkencor, sindikatat dhe institucionet përkatëse/kb

 

 

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV