Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të minonte çdo përpjekje për të arritur një zgjidhje të negociuar me Izraelin që do të çonte në krijimin e dy shteteve.

“Një zgjidhje e negociuar që do të çonte në krijimin e dy shteteve mbetet qëllimi ynë, edhe nëse sot duket e largët. Njohja e Palestinës ka më shumë të ngjarë të vijë në fund të një procesi të tillë dhe vendime të tilla tani do të ishin mjaft kundërproduktive”-, tha zëdhënësi gjatë një konference për shtyp.

Vende të tilla si Australia, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kanadaja kanë thënë së fundmi se do të njihnin një shtet palestinez në kushte të ndryshme. Më parë, ish-shefi i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Christoph Heusgen, i bëri thirrje qeverisë gjermane të njohë një shtet palestinez në dritën e vuajtjeve në Rripin e Gazës. m.p.

Të fundit

Festë mes bombave! Kharkiv sfidon Putinin: Ik nga Ukraina!

Për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, tre vjet e gjysmë më parë, bashkia vendosi të...

Faqja me fokus turizmin: Pse britanikët dynden drejt Durrësit për pushime?

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që kërkojnë një alternativë të përballueshme...

Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC që të armatosen, pasi ofensiva...

“Papillon”, odiseja e një shpirti të pathyeshëm

Nga Leonard Veizi Ka burra që thyejnë hekurat dhe burra që thyejnë vetveten. “Papillon” është historia e një shpirti që zgjodhi të mos thyhej. Në...

DW: “Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV