Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë që merr njeriu sapo lind!

Ardhja dhe largimi nga kjo botë nuk janë në dorën e askujt. I moçmi uron “Inshallah me radhë”, sikur të ekzistonte vërtet një rend që ruan drejtësinë e jetës. Por vdekja nuk njeh radhë. Një prind e sheh fëmijën të ikë, një i ri shuhet para një të moshuari, një i shëndetshëm para një të sëmuri. Dhe sërish, shumë sillen sikur koha është pronë private dhe e pafundme.

Seneka thoshte se nuk është se kemi pak kohë për të jetuar, por e shpërdorojmë shumë atë. Në një kulturë të fiksuar pas grumbullimit të pasurisë, ai këmbëngul se koha, jo paratë apo reputacioni, është e vetmja pasuri vërtet e jona – dhe ajo që e shpërdorojmë më pa kujdes. Për të, ruajtja e kohës dhe “perdorimi” sa më racional dhe i efektshëm i saj, është forma më e lartë e mençurisë.

Vdekja, e beftë apo e paralajmëruar, është kujtesa më e ashpër se askush nuk është i pavdekshëm. Koha nuk është e pafund edhe pse jeta është vetëm një çast në hapësirë. Është një orë pa zile që na thërret, edhe kur bëjmë sikur nuk e dëgjojmë. Si i babëzituri, ashtu edhe i pangopuri, në fund të dy do të kenë nga dy metra dhé. Si ai që shkel të tjerët me këmbë, ashtu edhe ai që nuk ka shkelur as një mizë mbi tokë, në fund një vend prehje do të kenë.

Historia ulëret: askush nuk është i përjetshëm. Edhe perandoritë më të fuqishme janë shembur nga e njëjta forcë e padukshme imploduese: fundi i jetës.

Lexo edhe :  Përse PD, mbron gjithmonë paligjshmërinë ?

Megjithatë, vdekja nuk është vetëm fund. Ajo është pasqyrë. Na detyron të shohim më kthjellët çfarë jemi dhe çfarë kemi bërë. Në praninë e saj, gjërat që na dukeshin të mëdha humbasin peshë.

Kur vjen fundi, mbeten pas punët e bëra dhe fjalët e thëna. Vetëm këto mbijetojnë, në një botë ku gjithçka tjetër është e përkohshme.

Por fakti që nuk kemi në dorë as ardhjen, as ikjen, nuk e bën jetën të zbrazët. Përkundrazi, na kujton se çdo çast ka vlerë.

Në një botë të shpërqendruar, vdekja na detyron të jemi më të pranishëm në çdo moment. Të shijojmë një kafe, një bisedë, apo qoftë dhe një perëndim dielli, sepse këto momente janë thelbi i jetës.

Kuptimi nuk është tek sa jetojmë, por tek çfarë mbetet pas. Paqa ka kuptim në mënyrën se si e jetojmë këtë jetë, jo në atë që presim pas saj. m.p.

Të fundit

Skandali i mandatit te ‘Shqipëria Bëhet’, Kolegji konfirmon vendimin që ndez debate

Pas seancës së nisur paraditen e sotme, Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon...

Flet opozitari i Putin: Ka probleme me financat dhe me rekrutimin e ushtarëve

Mikhail Khodorkovsky, ish-manjati i naftës që dikur ishte njeriu më i pasur në Rusi dhe kaloi dhjetë vjet në burg në Siberi për shkak...

Banditët me Maska të Medias

Nga Ermal Mulosmani Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë, është mbipopullimi i saj me gazetarë të vetëquajtur “investigativë”. Të veshur me këtë emër...

U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke...

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një hendek i madh mes asaj...

Lajme të tjera

Web TV