SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për Mbrojtjen e Atdheut studentë, shkencëtarë dhe gazetarë.

Gazetarëve të huaj në SHBAkëtej e tutje do t’u duhet ta zgjasin çdo tetë muaj afatin e lejes së qendrimit. Për procedurën e zgjatjes së afatit duhet të aplikohet në Autoritetin e Emigracionit në SHBA, USCIS, gjë që nënkupton verifikime më të hollësishme. Deri tani pë rgazetarë p.sh. nga Gjermania leja e qendrimit lëshohej për deri në pesë vjet.

Në të ardhmen vizat për studiues do të jepen maksimumi deri në katër vjet, sikurse mësohet nga një publikim (28.08.2025) në fletoren zyrtare të SHBA-së. Deri tani studuiuesve u jepej vizë me kohëzgjatje në varësi të programit përkatës akademik, që në rast të studimeve për doktoraturë viza mund të jepej edhe për pesë vjet. m.p.