Zelenskyy i kundërpërgjigjet Hungarisë

Në përplasjen e fundit diplomatike midis Kievit dhe Budapestit, Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Hungarinë për “ndryshimin e fajit” për luftën ndaj Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, ai po i përgjigjej lëvizjes së Hungarisë për të sanksionuar një komandant ukrainas, për ndërprerjen e furnizimit të saj me naftë ruse.

Ai gjithashtu theksoi se Hungaria nuk ka komentuar mbi sulmin e Rusisë në Kiev gjatë natës, i cili ka vrarë të paktën 18 persona, sipas autoriteteve.

“Tani, ndërsa populli ynë po përballet me pasojat e një prej sulmeve terroriste ruse në shkallë të gjerë, shohim një tjetër përpjekje nga zyrtarët hungarezë për ta portretizuar të zezën si të bardhë dhe për t’ia hedhur fajin për luftën e vazhdueshme Ukrainës”, tha Zelenskyy në një deklaratë në rrjetet sociale.

“Fatkeqësisht, ende nuk ka pasur një reagim të drejtë nga Hungaria ndaj një sjelljeje të tillë nga Rusia”, shtoi ai më tej.

“As nuk ka shprehur asnjë keqardhje për vdekjen e njerëzve tanë”, vijoi Presidenti ukrainas.

Zelensky shtoi se i ka “udhëzuar” Ministrisë së Punëve të Jashtme që të “sqarojë të gjitha faktet dhe të përgjigjet në përputhje me rrethanat”. m.p.