Sylvinho publikon listën me 25 lojtarë për ndeshjet e shtatorit, dy largohen të lënduar

2159156781

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi sot listën me 25 lojtarë të ftuar për ndeshjet e shtatorit. Ndryshe nga sfidat e qershorit, kur ishin 27 futbollistë në dispozicionin e Silvinjos, këtë herë janë larguar dy.

Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin dhe Alen Sherrin. Dy të dëmtuar, që gjithsesi nuk u zëvendësuan në listën e Silvinjos.

Surpriza nuk pati. Emrat e 25 të tjerëve ishin të njëjtë, edhe pse lojtarë si Kristian Shpendi kanë qarkulluar si risi.

Fakti që sfida e parë do të jetë miqësore, e bën më të pakuptimtë mungesën e të paktën dy emrave që do zëvendësonin Alen Sherrin dhe Ardian Ismajlin./ D.C

LISTA E KOMBËTARES 

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku