FOTOLAJM: Gjarpri më helmues i Evropës bëhet “pasagjer” në makinë

Gjarpërinjtë janë mjeshtër të fshehjes, por ndonjëherë përfundojnë në vendin e gabuar. Zakonisht, zjarrfikësit ndërhyjnë. Kjo është ajo që ndodhi të hënën në Buje të Kroacisë.

Pronari i një makine “Dacia” hapi derën, pa diçka të çuditshme, e kuptoi se çfarë ishte dhe thjesht e mbylli derën. Në makinë kishte një gjarpër.

Drejtori i Kopshtit Zoologjik të Zagrebit, Ivan Cizelj tha se kjo ishte një nepërkë.

“Për aq sa mund të shoh unë, është një nepërkë. 99 përqind e sigurt se është ashtu. Ai është futur gabimisht në makinë ose ka qenë ngjitur me ndonjë objekt. Sepse nepërkat nuk e tolerojnë nxehtësinë e lartë. Të qenit në një makinë të mbyllur është po aq e rrezikshme për ta sa është për ne. Kur temperaturat janë të larta, ata zvarriten nën disa shkurre, nuk u përshtatet atyre”, tregon Cizelj. m.p.