“Interi ka blerë 5 të rinj dhe asnjëri nuk është titullar”

Beppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit dhe kampion bote me Italinë më 1982, analizoi humbjen e parë të zikaltërve këtë sezon: “Duhet t’i japim merita edhe Udineses, një ekip fizik dhe i organizuar.

“Në pjesën e parë i bllokoi burimet e lojës së Interit, duke e vënë në vështirësi Sucic, Calhanoglu dhe gjithë mesfushën. Interi është po ajo skuadër e sezonit të kaluar. Ka marrë 5 lojtarë nën 23 vjeç, të gjithë rezerva të mira, por jo pjesë e formacionit bazë”.

Ai shtoi se ndaj ekipeve fizike e të organizuara, dalin në pah problemet e njohura: mungesa e lojtarëve të tipit “një kundër një” dhe mbrojtja, që vuajti kur u sulmua me shpejtësi. Sipas tij, Interi kishte nevojë për një mbrojtës më të shpejtë, një mesfushor të fortë fizikisht si Koné i Romës dhe një sulmues driblues:

“Në vend të kësaj, u bë një merkato konservative. Chivu tani duhet të punojë mbi motivimin dhe mendjen e lojtarëve. Ky do të jetë sezoni më i vështirë për Interin”. m.p.