A është shitur ishulli i Sazanit?/ Rama zbulon detaje nga projekti i dhëndrit të Trump

Kryeministri Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” për projektin në Sazan që do të investohet nga sipërmarrësi amerikan Jared Kushner, dhëndri presidentit amerikan Donald Trump.

Kreu i qeverisë u shpreh se ishulli i Sazanit nuk është shitur dhe as nuk do të shitet ndonjëherë, por në këtë projekt të madh shteti shqiptar do të jetë partner.

Teksa theksoi se bisedimet për këtë projekt kanë kaluar disa faze, theksoi se ende vijojnë diskutimet për detajet e partneritetit.

“Një nga princat e Emirateve nuk është se erdhi dhe ndaloi për biznes në Shqipëri, ndaloi për një bisedë që bëmë së bashku. Nuk kishte ardhur asnjëherë në atë pjesë. I tregova dhe Butrintin. Kështu ndërtohen raportet e vendeve të vogla. Aksioneri i Chelsea më tha se dontë të shikontë Sazanin, ku do të investohet nga Kushneri dhe më pas do shkonte për Kroaci.

Ishulli i Sazanit është pasuri e shtetit dhe popullit shqiptar. Nuk do shitet ndonjëherë është pasuri ku qeveria shqiptare do jetë partnere me kompaninë e Kushner. Marrëveshja dhe partneriteti do kalohet në Kuvend./E.T