Autoritetet rregullatore europiane vendosën të premten një gjobë prej 2.95 miliardë eurosh (rreth 3.5 miliardë dollarë) ndaj Google, duke e akuzuar kompaninë për shkelje të rregullave të konkurrencës së Bashkimit Europian. Sipas Komisionit Europian, Google ka favorizuar shërbimet e veta të reklamimit dixhital në dëm të konkurrentëve të saj.
Kjo është hera e katërt që Google gjobitet për praktika të tilla, megjithatë Komisioni Europian ka hequr dorë nga kërcënimet e mëparshme për ndarjen e këtij gjiganti teknologjik.
Përveç gjobës, Komisioni urdhëroi Google të ndërpresë praktikat e “vetë-preferencimit” dhe të marrë masa për të eliminuar konfliktet e interesit në zinxhirin e furnizimit të teknologjisë së reklamimit (adtech).
Google e quajti vendimin “të gabuar” dhe njoftoi se do ta apelojë. m.p.