Gjykata Kushtetuese e Kosovës po kthehet në vegël paralize

Nga Fejzo Subashi

Vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e kanë larguar këtë institucion nga misioni i tij themelor, ku me sjelljen, qasjen dhe vendinet e saj të jep idenë dhe përshtypjen duke shndërruar herë pas here këtë institucion në një arbitër të interesave, klaneve dhe jo të Kushtetutës së Kosovës.
Në vend që të jetë shtylla më e fortë e rendit demokratik, e cila është A- ja e saj, Gjykata Kushtetuese e Kosovës po jep shenja se po tejkalon kufijtë e mandatit të saj. Me vendime të paqarta dhe shpesh të pashoqëruara me argumentim të thelluar. Jo vetëm që nuk po i qëndron staturës së saj juridike, por dhe sjellja si arbitër, ajo po futet në terrenin e lojës politike, duke krijuar kriza institucionale dhe duke ulur besimin e qytetarëve.

Nga mbrojtëse e Kushtetutës, si ligji themor i një vendi, ajo po kthehet me apo pa dashje në prodhuese të krizave jo vetëm për sot, por më shumë për nesër dhe të ardhmen e Kosovës.

Asnjë gjykatë kushtetuese nuk ka për detyrë të paralizojë shtetin, as të diktojë ritmin e institucioneve. Por me Gjykatën Kushtetuese të Kosovë, po ndodh e kundërta: ky institucion, me ose pa dashje, po krijon bllokime që pasojnë me marrëveshje të dyshimta politike dhe aleanca jolegale. Në vend që të mbrojë frymën e Kushtetutës, shpesh duket sikur e interpreton atë për t’i dhënë formë krizave të reja. Me këtë qasje, sjellje ajo nuk e vë re fare se humb roli i sovranit!

Kosova është një Republikë Parlamentare dhe Republika Parlamentare ka parim themelor: sovraniteti i takon popullit. Nëse ligjvënësit nuk arrijnë të formojnë mazhoranca, kjo është përgjegjësi e tyre dhe vendim i qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, jo fushë beteje politike për ndërhyrjeje, apo për gjykatën. Të kthehesh në “gjykatë fakti” Gjykatën Kushtetuese është të rrëzosh vetë themelin mbi të cilin ke ndërtuar legjitimitetin e institucioneve dhe sidomos atë të pushtetit të ligjvënësit. Ajo që është me e keqjia është se këto vendime jan precedentë të rrezikshëm për të ardhmen.

Lexo edhe :  Emra e mbiemra që u bënë brand

Çdo vendim i pa drejtë i zbatuar sot bëhet precedent nesër. Dhe precedentët e rrezikshëm prodhojnë pasoja afatgjata: mosbesim, tensione, dhe një kulturë ku ligji përdoret për qëllime momentale, jo për drejtësi. Kjo nuk është rruga drejt konsolidimit të një shteti modern e demokratik; kjo është rruga e një shteti që lëviz sipas krizave të fabrikura artistificialisht, apo mundësi të tilla.

Kosova nuk ka nevojë për gjykata që ndërhyjnë në politikë; ka nevojë për gjykata që e mbrojnë atë nga abuzimi. Gjykata Kushtetuese duhet të rikthehet në rolin e saj themelor: arbitër i paanshëm, jo lojtar me fanellë politike. Çdo hap tjetër e dëmton jo vetëm rendin kushtetues, por edhe të ardhmen e republikës së Kosovës. m.p.