Mourinho, pasaniku i shkarkuar

Nuk është gjithmonë keq nëse të shkarkojnë nga puna. Përkundrazi, mund të bëhesh milioner. Por për të ndodhur kjo, duhet të quhesh José Mourinho.

Trajneri portugez ka futur në xhepat e tij 108 milionë euro duke qenë i papunë, kjo falë kontratave afatgjata që ka pasur me skuadrat që ka drejtuar.

E fundit, Fenerbahçe, duhet ta paguajë 62-vjeçarin 15 milionë euro pas shkarkimit nga detyra pak ditë më parë, kur dështoi ta kualifikonte në Champions League.

Por turqit nuk janë të vetmit. Fatura të shtrenjta për largimin e tij nga pankina kanë paguar edhe ish-skuadrat e tjera si Tottenham, Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid.

Në total, 108 milionë euro. Skuadra e radhës duhet të mendohet mirë para se të firmosë me “Special One-n”./E.T