“Jemi në mëshirën e një diktatori”/ Uashington ‘në këmbë’ kundër Trump

Demonstrators pass by an image of U.S. President Donald Trump during the "We Are All D.C." march to protest against the National Guard troops, in Washington, D.C., U.S., September 6, 2025. REUTERS/Daniel Becerril

Mijëra protestues marshuan të shtunën, 6 shtator, në Washington, në një nga demonstratat më të mëdha kundër vendimit të Presidentit Donald Trump për të marrë nën kontroll policinë e kryeqytetit.

Protesta, e quajtur “We Are All D.C.”, u organizua nga aktivistë vendorë dhe ACLU (Bashkimi Amerikan për Liritë Civile) Me një pankartë të madhe të kuqe me mbishkrimin “END THE D.C. OCCUPATION” (Jepi fund okupimit të Washington-it), protestuesit përshkuan më shumë se 3 km nga Meridian Hill Park deri te Freedom Plaza, pranë Shtëpisë së Bardhë.

Trump ka nisur atë që ai e quan lufta ndaj krimit dhe pasigurisë, por autoritetet vendore theksojnë se niveli i krimit të dhunshëm është më i ulët se në mandatin e tij të parë. Kështu, prania e ushtarëve të armatosur ka ndezur zemërimin e banorëve.

Ish-diplomati amerikan Mark Fitzpatrick ka deklaruar për Associated Press se situata po trajtohet në mënyrë “autoritariste” dhe se për qytetarët e Washington, të cilët nuk kanë përfaqësim në Kongres, kjo është një tjetër padrejtësi:

Jemi në mëshirën e një diktatori, të një diktatori në tentativë!

Teksa ka shpërthyer protesta, Trump ka vijuar me kërcënimet e tij për të dërguar trupa federale edhe në Chicago, duke e krahasuar qytetin me “zonë lufte”. Por të dhënat zyrtare tregojnë të kundërtën: në 6-mujorin e parë të vitit, dhuna e armatosur ka rënë ndjeshëm, të shtënat me armë u ulën me 37%, vrasjet me 32% dhe krimi i dhunshëm me mbi 22%./kb