Një amerikan nga shteti amerikan i New Hampshire është bërë pacienti i fundit të cilit i është transplantuar një veshkë eksperimentale nga një derr i modifikuar gjenetikisht, njoftuan mjekët nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts.
Pacienti, 54-vjeçari Bill Stewart, iu nënshtrua një operacioni më 14 qershor dhe po shërohet mirë, sipas spitalit.
“Doja vërtet të kontribuoja në shkencë”, i tha Stewart AP-së.
Ekipi mjekësor nxori në pah një tjetër rezultat të rëndësishëm – te një pacient i mëparshëm nga i njëjti shtet, Tim Andrews, një veshkë derri e transplantuar ka funksionuar për shtatë muaj, që është periudha më e gjatë e regjistruar deri më tani, dhe rekordi i mëparshëm ishte 130 ditë.
Bazuar në përvojën e kaluar me disa transplante individuale, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar eGenesis për të filluar provat klinike njerëzore të transplantimit të veshkave të derrit (ksenotransplantimi).
Më shumë se 100,000 njerëz janë në listën e pritjes për transplantim organesh në SHBA, shumica e të cilëve presin për një veshkë, dhe mijëra vdesin para se të marrin një organ të përshtatshëm.
Shkencëtarët po modifikojnë gjenetikisht derrat për t’i bërë organet e tyre më të ngjashme me ato të njerëzve dhe më pak të ndjeshme ndaj refuzimit imunitar. m.p.