BE do të propozojë paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë

Komisioni Evropian pritet të propozojë paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë deri të premten, thanë diplomatët.

Sipas mediave të huaja, listimi pritet të përfshijë banka në dy vende të Azisë Qendrore.

Në paketën e 18-të, blloku renditi dy banka kineze dhe rafinerinë kryesore Nayara të Indisë.

Kujtojmë se i dërguari i BE-së për sanksionet është në Uashington me një ekip ekspertësh për bisedime mbi sanksionet.

David O’Sullivan do të takohet me homologët amerikanë për të diskutuar paketën e fundit të sanksioneve kundër Rusisë. m.p.