Gjykata Supreme e SHBA ka mbështetur përsëri presidentin Trump, duke vendosur që bastisjet gjithëpërfshirëse të imigracionit në Los Anxhelos, mund të vazhdojnë.
Duke hedhur kështu poshtë një urdhër të gjyqtarit federal që u kishte ndaluar agjentëve të bënin ndalesa pa “dyshim të arsyeshëm”.
Ky vendim i gjykatës u lejon agjentëve të ndalojnë të dyshuarit vetëm në bazë të racës, gjuhës ose punës së tyre, kjo është një fitore shumë e madhe për presidentin Trump pasi ai është zotuar të kryejë deportime në nivel rekord të emigrantëve në vend që hyjnë ilegalisht.
Vendimi u kundërshtua nga gjyqtarët liberal, por megjithëkëtë gjyqtari konservator Brett Kavanaugh e dha vendimin për të vazhduar bastisjen e imigrantëve.
Kujtojmë se kjo bastisje, bjen pas vendimit të Donald Trump për të dërguar, 700 marinsat amerikanë dhe 4,000 trupa të Gardës Kombëtare në zonën e Los Angeles për të mbështetur përgjigjen federale ndaj trazirave ka hapur një kapitull të paqëndrueshëm në fushatën e tij të deportimit masiv, e cila ka nisur së fundmi, ashtu siç edhe Trump paralajmëroi se do të vepronte kur mori detyrën si president.m.p.