Juventus fiton 200 milionë euro për tri vite nga brezi i ri

Juventus ka siguruar mbi 200 milionë euro në tri vitet e fundit përmes shitjes së lojtarëve nga ekipi i dytë. Juventus ishte klubi i parë nga Serie A, që lançoi një ekip rezervë në ligat profesionale italiane. Juventus U23 hyri në fuqi në vitin 2018 dhe më vonë u riemërua Ekipi i Gjeneratës së re në vitin 2022.

Një numër i konsiderueshëm lojtarësh tani të profilit të lartë kanë dalë nga ekipi rezervë i Juventusit gjatë viteve të fundit, duke përfshirë emra si Dean Huijsen, Matias Soule, Koni De Winter, i cili së fundmi iu bashkua Milanit me një kosto prej 20 milionë eurosh.

Shitjet nga Gjenerata e Re që ka bërë Juventus në tri vitet e fundit:

Matias Soule te Roma për 30 milionë euro

Nicolo Fagioli te Fiorentina për 19 milionë euro

Dean Huijsen te Bournemouth për 18 milionë euro

Samuel Iling-Junior tek Aston Villa për 17 milionë euro

Nicolo Savona te Nottingham Forest për 15 milionë euro

Enzo Barrenechea tek Aston Villa për 11 milionë euro

Samuel Mbangula te Werder Bremen për 10 milionë euro

Koni De Winter te Genoa për 10 milionë euro