“Black out” në vend/ Policia dyshon se ndërprerja e energjisë, është sulm politik

Dhjetëra mijëra familje në juglindje të Berlinit kanë mbetur pa energji elektrike për disa orët e fundit. Policia dyshon për një “sulm të motivuar politikisht”.

Sipas radiotelevizionit Berlin-Brandenburg rbb, një letër që merrte përgjegjësinë u postua në një platformë të ekstremit të majtë pak kohë më parë, por nuk dihej nëse ishte autentike. Letra vëren se ndërprerja e energjisë elektrike ishte një “sulm ndaj kompleksit ushtarako-industrial në Parkun Teknologjik Adlershof ” me qëllim “dëmtimin masiv të supermakinerive të ndjeshme dhe proceseve operative”.

Në zonën e prekur, numrat e emergjencës 110 dhe 112 janë pjesërisht jashtë funksionit dhe autoritetet këshillojnë qytetarët, në rast emergjence, të shkojnë vetë në pikën më të afërt të kontaktit celular që policia dhe zjarrfikësit kanë ngritur tashmë.

Mediat gjermane raportojnë se energjia elektrike është rikthyer tashmë në 15,000 nga 50,000 familje, ndërsa pjesa tjetër mund të jetë pa energji deri nesër./E.T