Formacioni sulmues i Shqipërisë/ Përballë Letonisë, në sulm tre lojtarë

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë sot në fushë përballë Letonisë në kuadër të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:45 minuta në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, dhe pritet të jetë një përballje vendimtare për kuqezinjtë në rrugëtimin drejt Botërorit.

Po ashtu janë publikuar edhe formacionet e të dyja ekipeve.

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Shehu, Asllani, Laçi; Broja, Manaj, Bajrami

Atmosfera në kryeqytet është elektrizuese. Tifozët shqiptarë kanë filluar të grumbullohen duke krijuar një atmosferë festive.

Trajneri i Kombëtares Sylvinho të hënën në konferencë me gazetarët u shpreh se është përgatitur maksimalisht për të marrë tre pikët kundër Letoninë, tepër të domosdoshme për objektivin që ka Shqipëria./e.t