Nepali ka hequr një ndalim të mediave sociale pasi kjo çoi në përleshje midis protestuesve dhe policisë që lanë të paktën 19 të vdekur.
Mijëra të rinj hynë me forcë në ndërtesën e parlamentit në kryeqytetin Katmandu të hënën, duke i kërkuar qeverisë të heqë ndalimin e 26 platformave të mediave sociale, përfshirë Facebook-un dhe YouTube-in, dhe gjithashtu i bënë thirrje qeverisë të luftojë korrupsionin.
Vendimi për heqjen e ndalimit u mor pas një takimi urgjent të kabinetit të hënën vonë për të “adresuar kërkesat e Gjeneratës Z”, tha Ministri i Komunikimit dhe Informacionit Prithvi Subba Gurung, sipas raportimeve.
Më shumë se 100 persona u plagosën në protesta, të cilat u zhvilluan edhe në qytete jashtë kryeqytetit./kb