Shqipëria ka kaluar në epërsi në ndeshjen që po zhvillohet në “Air Albania” ndaj Letonisë.
Golin për kuqezinjtë e shënoi Kristjan Asllani, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e çuar Shqipërinë në avantazh dhe duke i afruar kuqezinjtë drejt një fitoreje të rëndësishme.
Deri në këto momente, skuadra e drejtuar nga Silvinjo po kontrollon lojën dhe synon të mbyllë ndeshjen me tre pikë të plota./E.T