Ndoqi kombëtaren në “Air Albania”, Igli Tare këshillon Dukën për trajnerin e ri?

Igli Tare gjen kohë për kombëtaren shqiptare.

Pas operacioneve të suksesshme në merkaton e verës si drejtor sportiv i Milanit, ish-sulmuesi kuqezi ka fluturuar drejt Tiranës për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Letoni (1-0) në “Air Albania”.

Tare është parë në shkallët e stadiumit duke biseduar me gazetarë dhe personalitete të sportit. Gazetari Anton Cicani postoi një foto miqësore me të pak minuta para ndeshjes.

Prania e Tares ka sjellë jo pak diskutime në komunitetin e futbollit. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, aludohet se mund ta ketë ftuar për një konsultë miqësore lidhur me trajnerin e ardhshëm të kombëtares. Sylbinho ka edhe pak javë kontratë me kuqezinjtë dhe nuk pritet të rinovojë.

Duke qenë se Shqipëria historikisht ka ruajtur lidhje të forta me Italinë, kush më mirë se Tare mund ta zgjidhte pasuesin e teknikut Sylvinho?

Kujtojmë se Tare shpesh është përmendur si rival i mundshëm i Dukës për postin e presidentit të FSHF-së, por deri tani nuk ka kandiduar. Zgjedhjet e ardhshme, në fakt, janë një vit larg.