Sulmi i Izraelit në Katar, që shënjestronte liderët e Hamasit, është dënuar nga shtetet perëndimore dhe nga rajoni, që e kanë cilësuar të papranueshëm dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre për Dohën.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se vendi I saj është kundër çdo forme përshkallëzimi dhe theksoi se mbështet përpjekjet për t’I dhënë fund luftës në Gaza.
Ndërkohë ministria e jashtme portugeze dënoi sulmet, duke thënë se prioritet është një armëpushim I menjëhershëm dhe lirimi I pengjeve, teksa shtoi se zgjidhja me dy shtete është është thelbësore për paqe të qëndrueshme.
Blegjika tha se dënon shkeljen e integritetit territorial të Katarit dhe bëri thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar, ndërsa të njëjtin qëndrim mbajti edhe Zvicra.
Nga ana tjetër presidenti turk Rexhep Tayyp Erdogan tha se sulmi minon sigurinë dhe stabilitetin e Katarit dhe është një shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare.
Sulmi izraelit në Katar kishte në shënjestër liderët e Hamasit që strehoheshin në Doha. Hamas deklaroi se 5 anëtar të tyre u vranë në këtë sulm, por Grupi militant tha se Izraeli deshtoi te vriste objektivin e tij kryesor, Kryenegociatorin e tyre Khalil Al Haya duke thënë se negociatorët kryesor nuk ishin në ndërtesë në momentin e sulmit. Veç militanteve te Hamas ishte edhe nje Anetar I Forcave Shteterore te Sigurise se Katarit. Nderkohe ministri i izraelit i mbrojtjes Israel Katz, tha se Izraeli do do t’i sulmojë armiqtë e tij kudo që ata fshihen.
Në lidhje me sulmin reagoi edhe presidenti amerikan Donald Trump, pasi u raportua se Shtepia e Bardhe i kishte dhene dritën jeshile Izraelit. Ne nje psotim ne Truth Social, Trump tha se ishte inteligjenca ushtarake e vendit te tij qe e lajmeroi mbi sulmin qe Izraeli po kryente ndaj Hamas, ndersa e quajti bombardimin ne Katar nje vendim te njeanshem te Kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu. Trump tha se I vinte keq qe I derguari I tij per Lindjen e Mesme Steve Ëitkoff nuk kishte arritur te njoftonte ne kohe Katarin per sulmin qe Ushtria Izraelite do te kryente ne kryqeytetin e tyre.
Katari tha se eshte duke punuar me shtetet e bashkuara per te parandaluar sulme te ngjashme ne te ardhmen, por theksoi se u lajmërua shume vone per sulmin e se martës nga Shtetet e Bashkuara/kb