72 akuza për klubin e madh anglez! Po vjen gjoba e papritur?

Soccer Football - Premier League - Chelsea v West Ham United - Stamford Bridge, London, Britain - May 5, 2024 Chelsea's Nicolas Jackson celebrates scoring their fifth goal with teammates REUTERS/David Klein

Chelsea ka zyrtarisht 74 akuza nga Federata e Futbollit të Anglisë (FA).

Këto akuza të drejtpërdrejta kanë të bëjnë me shkelje të rregullave të kryera gjatë periudhës 2010-2016, kur klubi ishte në pronësi të bilionerit Roman Abramovich.

Kjo situatë problematike për klubin anglez vë në dyshim sukseset më të mëdha të skuadrës, me 5 tituj kampionë, 2 Liga të Kampionëve, 2 Liga të Evropës, 5 Kupa FA dhe 3 Carabao Cup.

Agjentët e futbollit kanë shkelur disa rregulla gjatë merkatos, ndërkohë që përmenden edhe akuza për përfshirjen e palëve të treta në investime për lojtarë, veprime që mund të kenë ndikuar në mënyrë të pandershme në financat e klubit. m.p.