Ferland Mendy mbetet një mister te Real Madrid. Nuk dihet e ardhmja e tij.
Bordi drejtues i klubit në verë vendosi të investojë rreth 50 milionë euro për Alvaro Carreras, një lojtar i talentuar i cili i mori vendin e titullarit francezit.
Edhe prania e Fran Garcias mbetet alternativë e fortë në krahun e majtë. AS raporton se aventura e Mendy me fanellën e Real Madridit është drejt fundit.
Ai pritet të largohet nga Los Blancos ose në janar, ose në verën e ardhshme. Ka mbetur totalisht në hije dhe askush nuk mendon më për të. m.p.