Pasi kërkoi nga Këshilli Bashkiak i Tiranës shkarkimin e Erion Veliajt dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja për bashkinë e kryeqytetit, Edi Rama ka propozuar Ogerta Manastirliun si kandidate për kryebashkiake.
Aktualisht Manastirliu mban detyrën e ministres së Arsimit, por ky vendim i Ramës duket se e kapi në befasi.
Lajmi për kandidimin që u njoftua në Asamblenë e PS, ishte i papritur për të gjithë. Këtë e tha edhe Rama, që e konsideroi “bombë të palajmëruar”.
Ndërkohë, kryeministri i shprehu mbështetjen Manastirliut dhe tha se është figura e përshtatshme për të drejtuar Bashkinë e Tiranës./e.t