Vlora nën qeverisjen socialiste, e pamundur që kryetarët e bashkisë të mbyllin mandatin !

Nga Fejzo Subashi

Do vij koha, ashtu si e kanë traditë vlonjatët, që këtë qasje , risi me qytetarin e parë do e kthejnë në barsaloletë të shekullit. Që sot në Vlorë thonë: Nën qeverisjen socialiste, kryetari i Bashkisë më përpara ikën sesa zgjidhet. Ose bashkëngjitur tekstit të betimit, ka edhe atë të dorheqies. Kështu që me dorheqie e Dredhës Vlora, qyteti i pavarësisë, është kthyer prej kohësh në një paradoks politik. Qyteti që historikisht ka prodhuar figura të forta dhe me krenari kombëtare, në vitet e fundit, konkretisht nën udhëheqjen socialiste po shfaq një fenomen të çuditshëm: Ku tre kryetarë bashkie kanë dhënë dorëheqjen pa mabaruar mandatin njëri pas tjetëri nën qeverisjen socialiste.
Ajo që e bën të çuditur këtë fakt është ajo e mos të qenit rastësi. Ky fenomen është simptomë e një sëmundjeje më të thellë: Ajo e brishtësisë së qeverisjes vendore në Shqipëri.

Në pamje të parë, te duket sikur secili prej kryetarëve ka pasur arsyet e veta, nga justifikime “personale” e deri tek hetime apo presione politike. Por nëse i shohim në tërësi, me vëmëndje tabloja dhe me një analizë të hollë do konstatojmë se është më e qartë: Vlora është bërë një arenë e shfaqjes së kontradiktave të sistemit politik shqiptar.

Së pari, ajo që spikat dhe bie në sy është raporti mes pushtetit lokal dhe atij qendror, i cili është i tensionuar. Kryetarët e bashkisë nuk janë realisht përfaqësues të qytetarëve, aq më pak kanditaturat e tyre të kishin pëlqimin e qytetarëve, por realisht janë zgjatime të partisë. Ajo që e bënë shfaqien të duket është kontradita e interesave midis nivele të pushtetit. Konkretishtë kur interesat e Tiranës përplasen me nevojat e Vlorës, kryetari mbetet i bllokuar, del jashtë lije dge dorëheqja bëhet rruga më e lehtë, më e thjeshtë, por kurrë nuk shoshitë , apo aq më pak të zgjidhë këtë kontradit zgjedhjesh.
Së dyti, konfliktet e brendshme brenda Partisë Socialiste e kanë kthyer bashkinë e Vlorës në një skenë lufte për influencë. Rivalitetet lokale, grupet e interesit dhe prishja e balancave kanë sjellë një destabilitet të vazhdueshëm.

Lexo edhe :  Bukuroshe Arbnore

Së treti, problemet strukturore të qytetit urbanizimi kaotik, plagët e pronave, mungesa e një vizioni afatgjatë për turizmin: kanë prodhuar gjithmonë pakënaqësi publike. Në një qytet me traditë kritike dhe zë të fortë si Vlora, mungesa e rezultateve i kthen drejtuesit në shënjestra të natyrshme.
Dhe mbi të gjitha, tri dorëheqje rresht na tregojnë diçka më të madhe: qeverisja vendore nuk është e ndërtuar mbi themele të forta, por mbi llogari të momentit. Kryetarët janë të përkohshëm, të zëvendësueshëm, e shpesh thjesht “ushtarë partie” që konsumohen shpejt.

Vlora nuk e meriton këtë. Qyteti i pavarësisë ka nevojë për një kryetar, ashtu si e ka pasur në traditë, që i shërben vërtet qytetit, jo partisë; për një qeverisje që i jep stabilitet dhe vizion afatgjatë, jo eksperimente të dështuara politike. Përndryshe, dorëheqjet do të mbeten thjesht një cikël i pafund, dhe qytetarët e Vlorës – humbësit e përhershëm.