Ceferin, mesazhe për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë

Kur na ndan edhe një muaj nga ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd, presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin, i ndodhur në Tiranë për mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, dënon çdo përpjekje apo akt që shkon përtej sportit dhe që prish misionin e futbollit kudo në botë.

“Mesazhi im nuk është për këtë ndeshje, por për të gjithë: futbolli i bashkon njerëzit dhe jo t’i ndajë.

Këta njerëz nuk e duan futbollin, ata duan veten e tyre dhe përdorin futbollin për të nxjerrë në pah idetë e tyre idote, kudo në çdo vend.”, u shpreh kreu i UEFA-s./E.T