Rusia njofton pezullimin e negociatave me Ukrainën

Negociatat e drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës mbeten të mundshme, por aktualisht janë pezulluar, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ai kujtoi se gjatë këtij viti janë zhvilluar tre raunde bisedimesh në Stamboll, me të fundit në korrik. I pyetur nëse parashikohet një takim i ri ballë për ballë ose komunikim online, Peskov tha: “Negociatorët tanë kanë mundësinë të përdorin këto kanale. Por në këtë pikë mund të përshkruhen kontaktet si të ndërprera.”

Duke folur në një koferencë për shtyp, Peskov theksoi se procesi i paqes është një çështje e ndërlikuar që nuk mund të prodhojë “rezultate të shpejta”.

“Pala ruse e mban angazhimin e saj për të ndjekur dialogun paqësor dhe zgjidhjen paqësore”, shtoi ai.

Peskov ra ndakort me vërejtjet e Presidentit bjellorus Alexander Lukashenko, i cili më parë këtë javë akuzoi udhëheqësit e BE-së dhe presidentin ukrainas Volodymyyr Zelensky për bllokimin e procesit të paqes. Sipas Peskov, “evropianët pengojnë dhe kjo nuk është sekret”. m.p.