Shqetësime serioze se Trump ka pësuar goditje në tru

Donald Trump është bërë përsëri objekt spekulimesh shëndetësore, pas paraqitjes së tij të fundit publike.

Në një ceremoni në Pentagon që shënoi 24-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit, Presidenti 79-vjeçar i SHBA-ve u shfaq me një gojë të varur në njërën anë, duke nxitur thashethemet për një goditje të mundshme në tru.

Ky çast iu shtua shqetësimeve të mëparshme për duart e tij të mavijosura dhe kaviljet e fryra, të cilat Shtëpia e Bardhë i kishte hedhur poshtë më parë si probleme të vogla të lidhura me problemet e venave, shtrëngimet e duarve dhe përdorimin e aspirinës.

Megjithatë, shumë po bëjnë të njëjtën pyetje: a është kjo vetëm pjesë e plakjes, apo një shenjë e diçkaje më serioze?

“Çfarë nuk shkon me fytyrën e Trump?”

Rrjetet sociale vunë re shpejt se fytyra e Trump dukej e pazakontë gjatë ceremonisë përkujtimore të 11 shtatorit, me shumë spekulime se ai mund të ketë pësuar një goditje të vogël në tru.

Ekspertët mjekësorë vërejnë se varja e fytyrës mund të jetë me të vërtetë një shenjë paralajmëruese.

Shoqata Amerikane e Goditjes në Tru shpjegon: “Gjatë një goditjeje në tru, rrjedhja e gjakut në pjesë të ndryshme të trurit mund të ndalet. Nëse rrjedhja e gjakut në anën e majtë të trurit është e kompromentuar, ana e djathtë e fytyrës së personit mund të ulet ose të përdredhet” dhe anasjelltas./e.t