Charlie Kirk la pas vetes një perandori prej 100 mln dollarësh! Si i bëri?

Vrasja e Charlie Kirk ka tronditur thellë botën konservatore amerikane, duke e shndërruar atë në një figurë martire për mbështetësit e tij. Presidenti Donald Trump madje deklaroi se Kirk mund të kishte qenë një ditë president i Shteteve të Bashkuara. Aktivisti 31-vjeçar la pas dy fëmijë të vegjël, bashkëshorten e tij të pikëlluar, Erikën, 36 vjeçe, si edhe një bazë të gjerë mbështetësish, të cilët e ndoqën ndër vite përmes debateve mbi lirinë e fjalës në kampuset universitare dhe fushatës së tij të fuqishme në rrjete sociale.

Kirk themeloi organizatën Turning Point USA (TPUSA) në moshën 18-vjeçare, së bashku me mentorin e tij Bill Montgomery, i cili ndërroi jetë nga Covid-19 në vitin 2020. Ai e ngriti TPUSA-n në një prej lëvizjeve më të fuqishme politike të vendit, duke nxitur një valë të re votuesish të rinj në mbështetje të Trump gjatë zgjedhjeve të vitit 2024.

Sipas të dhënave financiare publike, TPUSA raportoi të ardhura prej 85 milionë dollarësh në vitin 2024 dhe afro 18 milionë dollarë asete neto. Vetë Kirk merrte një pagë vjetore prej 285 mijë dollarësh nga organizata, pa përfshirë tarifat e ligjëratave private dhe fitimet nga librat e tij. Në fillimet e TPUSA, paga e tij ishte vetëm 27 mijë dollarë. m.p.