Në pistën e Misano, u zhvillua sot gara sprint e vlefshme për Cmimin e Madh të San Marino në MotoGP. Piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, fitoi në pistën e shtëpisë, suksesi i tij i parë sezonal në garat sprint.
Vendimtar rrëzimi i spanjollit të Ducati Marc Marquez në mesin e garës, pikërisht në momentin që pati marrë kryesimin. Bezzechi përfitoi, duke rimarrë kreun që pat humbur dy xhiro më herët dhe korri një fitore të merituar.
Në vendin e dytë u rendit spanjolli i Ducati Gresini, Alex Marquez, që ngushton disi diferencën në renditjen e përgjithshme. Në podium ngjitet edhe një tjetër pilot italian, Fabio di Giannantonio, i treti me motorin e tij VR46.
Bezzecchi e nisi këtë garë sprint nga “pole” dhe e mbylli në krye, suksesi i tij i parë me motorin Aprilia. Alex Marquez shpreson ende te titulli pas gabimit të vëllait të tij edhe pse duket e vështirë, pasi diferenca ështe e madhe. m.p.