Armando Broja luajti minutat e fundit të ndeshjes ndaj Liverpool, duke shënuar debutimin e tij në Premier League me ekipin e tij të ri, Burnley.
Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në minutën e 89, kur ekipi i tij ishte me dhjetë lojtarë, por po rezistonte duke ruajtur barazimin 0-0.
Por, në minutat shtesë, Hanibal shkaktoi penallti dhe Salah shënoi duke i dhënë fitoren minimale 1-0 Liverpoolit në këtë ndeshje.
Broja kishte debutuar me Burnley në Kupën e Ligës, ndeshje ku e nisi titullar dhe dha një asist, por në kampionat ende nuk kishte luajtur asnjë minutë. m.p.