Vrasësi i dyshuar i aktivistit Charlie Kirk jetonte me partneren e tij transgjinore. 22-vjeçari Tyler Robinson ishte në një marrëdhënie romantike me një person, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, që është transformuar nga burrë në grua, raporton FoxNews.
Ky person ka bashkëpunuar plotësisht me FBI-në për hetimin e kësaj ngjarje.
Një zyrtar i FBI-së tha Fox News se transgjinori ka qenë “jashtëzakonisht bashkëpunues” dhe se ai “nuk kishte asnjë ide” për planin e Robinson për të vrarë Charlie Kirk. Ky person aktualisht nuk akuzohet për asnjë aktivitet kriminal lidhur me vrasjen.
Agjentët e FBI-së kanë në dorë mesazhe dhe komunikime të tjera midis Robinson dhe partnerit të tij që ndihmuan hetuesit për të lokalizuar Robinson. Po ashtu, FBI-ja ka konfiskuar prova nga apartamenti i tyre, përfshirë kompjuterë, të cilat janë dërguar për t’u analizuar.
Apartamenti që Robinson dhe partneri i tij ndanin është në të njëjtën zonë të Utah-s jugore ku jetojnë prindërit e Robinson, rreth katër orë larg nga Universiteti i Luginës Utah, ku Robinson dyshohet se qëlloi për vdekje Kirk.
Babai i Robinson, i cili e dorëzoi djalin e tij te autoritetet, i tregoi FBI-së se e kishte njohur të birin nga imazhet e kamerave të sigurisë, të cilat drejtori i FBI-së, Kash Patel, urdhëroi të bëheshin publike gjatë kohës që i dyshuari ishte në arrati.
Kur Robinson mbërriti në shtëpinë e babait të tij, ai tha se donte të vriste veten. Ndërkohë, hetuesit kanë konfirmuar se pushka që dyshohet të jetë përdorur për vrasjen e Kirk kishte municion me mesazhe anti-fashiste./kb