Mjekët gjejnë fije prej ari të pastër në gunjët e një gruaje

Duke trajtuar një 65-vjeçare për osteoartrozë të gjurit, mjekët në Korenë e Jugut zbuluan qindra fije arit të pastër të futur në këmbët e saj. Pacientja, e cila nuk bëhet me dije emri, vuante nga dhimbje dhe ngurtësi të forta në gjunjë për shkak të osteoartrozës dhe i ishte përshkruar ilaçe për dhimbje, anti-inflamatorë jo-steroidale, madje edhe injeksione steroide direkt në gjunjë, por asnjë nga këto trajtime nuk ishte efektive mjaftueshëm që të lejonte të jetonte një jetë normale dhe pa dhimbje.

Jo vetëm që dhimbja nuk u largua, por ajo zhvilloi efekte negative anësore nga ilaçet, duke përfshirë dhimbje të forta të stomakut, kështu që vendosi t’i japë një shans mjekësisë alternative, më konkretisht një procedurë kontestuar e njohur si akupunktura me fije prej ari.

Në fillim, gruaja ndiqte seanca javore akupunkture, gjatë të cilave i futeshin fije të holla ari rreth gjunjëve. Megjithatë, kjo vetëm sa e përkeqësoi dhimbjen nga osteoartroza, ndaj ajo filloi të shkonte disa herë në javë te akupunktuesi. Në fund, dhimbja u bë aq e fortë sa nuk i mbeti zgjidhje tjetër përveçse të kthehej në spital.

Një ekzaminim me rreze X zbuloi trashje dhe strehëz në pjesën e brendshme të tibias, rritje kockore brenda gjurit të gjitha simptoma të zakonshme të osteoartrozës por gjithashtu edhe qindra fije të imëta ari të futur në indet rreth gjunjëve. m.p.