Shqipëria është përmirësuar me dy pozicione në rënditjen e përgjithshme të FIFA-s. Sukseset ndaj Gjibraltarit dhe Letonisë kanë bërë që kuqezinjtë të shkojnë nga vendi i 68-të, në të 66-tën.
Ekipi i Sylvinhos mundi 0-1 Gjibraltarin në miqësore, ndërsa fitoi 1-0 ndaj Letonisë në përballjen kualifikuese të Botërorit.
Edhe Kosova ka bërë përparime, teksa “Dardanët” tashmë e shikojnë veten në vendin e 91-të, 4 pozita më mirë se më parë. Dardanët pësuan disfatë 4-0 ndaj Zvicrës, por triumfi 2-0 ndaj Suedisë ka dhënë efektin e vet. m.p.