Legjenda Ballack përplaset me Bayern: I dhatë bonus trajnerit kur dështoi me Interin

Drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl, ka shfaqur empatinë e tij duke mbrojtur trajnerin Vincent Kompany.

Legjenda Michael Ballack e kritikoi hapur në TV trajnerin belg, rrjedhimisht edhe drejtorin sportiv, duke thënë se “vitin e kaluar Bayern i dha një bonus trajnerit duke vijuar kontratën”.

Sipas Eberl, situata nuk është ashtu. “Kompany vjet bëri punë të shkëlqyer. Ne u mposhtëm nga Interi vetëm sepse na munguan 5 lojtarë titullarë. Nuk pati bonus për trajnerin. Ne nuk kënaqemi me pak, por këto janë fakte”. m.p.