Tre efektivë policie humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas një përplasjeje me armë zjarri në shtetin e Pensilvanisë.
Ngjarja ndodhi teksa forcat e rendit po ekzekutonin një urdhër arresti në një lagje të zonës. Sipas informacioneve paraprake, një individ i dyshuar ka hapur zjarr ndaj tyre, duke shkaktuar viktima dhe të lënduar mes uniformave blu.
Autori i dyshuar është neutralizuar dhe raportohet se ka mbetur i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Hetimet mbi incidentin e rëndë vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje tragjike.