FSHF miraton ndërtimin e një fushe të re, zbulohet lokacioni i radhës

Presidenti i FSHF, Armand Duka, duke folur pas rizgjedhjes per here te 6 ne krye te Federates Shqiptare te Futbollit edhe per nje mandat kater vjecar pas votimit ne Asamblene e Pergjithshme Zgjedhore te FSHF-se. Anetaret e asamblese kane votuar edhe per 10 anetaret e rinj te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se. /r/n/r/nAFA PresidenT, Armand Duka, speaking after the re-election for the 6th time at the head of the Albanian Football Association for a four-year term after the voting process in the General Electoral Assembly of AFA. The members of the assembly have also voted for the 10 new members of the Executive Committee of AFA.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka marrë një vendim për të mbështetur projektin e ndërtimit të një fushe futbolli në zonën e Picallës, pjesë e projektit “100 Fushat”.

Ky investim do të realizohet në bashkëpunim dhe bashkëfinancim me “TR 19 Football Academy” në zonën e Picallës.

Kompleksi sportiv do të përfshijë një fushë futbolli me standarde bashkëkohore 110 x 73 metra dhe disa ambiente të tjera sportive, me synim zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe promovimin e edukimit të të rinjve përmes futbollit.

Ky vendim tregon përkushtimin e FSHF-së në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe promovimin e futbollit tek të rinjtë në të gjithë vendin. m.p.