Në një vendim të mbushur me përçmim, një gjykatës federal ka hedhur poshtë padinë për shpifje të ngritur nga Presidenti Donald Trump ndaj gazetës The New York Times, duke deklaruar se padia prej 85 faqesh, e gjatë dhe e çorganizuar, nuk i përmbush rregullat federale për paraqitjen e ankesave civile.
Ekipit ligjor të presidentit i është dhënë një muaj kohë për të paraqitur një version të rishikuar të padisë, dhe një zëdhënës i Trump-it ka bërë të ditur se ata do ta bëjnë këtë.
Gjykatësi Steven D. Merryday i Gjykatës së Qarkut të SHBA për Distriktin e Mesëm të Floridës deklaroi të premten se padia “bie në mënyrë të qartë dhe të pafalshme ndesh me kërkesat e Rregullit 8” të Rregullave Federale të Procedurës Civile.
Ai shkroi se një ankesë duhet të jetë një “deklaratë e shkurtër, e qartë dhe e drejtpërdrejtë e pretendimeve faktike”, ndërsa sulmi i Trump ndaj The Times ishte “qartazi i papërshtatshëm dhe i palejueshëm.” m.p.