A pranon të garosh me Manastirliun? Edi Paloka befason me përgjigjen

Edi Paloka ka befasuar me përgjigjen teksa u pyet nëse do të donte të ishte përballë Ogerta Manastirliut si kandidat i PD-së, në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

Gjatë intervistës në “News24”, Paloka tha se “do ta mendonte si mundësi, jo për veten, por për demokratët”.

“Ka emra të vjetër madje, cilësor, me integritet, me cilësi pozitive që duhet të ketë një politikan. Ndoshta janë të rralla. Por nuk është ky problemi. Përballë kemi ata që kemi, janë të zhytur. Ogerta, apo të tjera. Janë të zhytur. Diskutohet avantazhi ynë me këta individë”, tha fillimisht Paloka.

Pyetje: A do të kandidoni?

Përgjigjet Edi Paloka: Po të më thonin, edhe do ta mendoja…po. Jo për veten. Edhe të tjerët kanë të drejtë të bëjnë zgjidhjet e veta dhe zgjedhjet e veta. Është një garë, që në kushtet që jemi, me Ramën nuk ka zgjedhje! Këtë gjë e them prej vitesh. m.p.