Kaos në aeroportet kryesore të Berlinit, Brukselit dhe Heathrow, shkak sulmet kibernetike

Aeroportet kryesore evropiane u përfshinë në kaos pas një sulmi kibernetik që goditi “Collins Aerospace”, një ofrues global i shërbimeve të regjistrimit dhe imbarkimit në linjat ajrore. Kompania konfirmoi se po “përballej me një problem teknik që mund të shkaktojë vonesa në nisjet e pasagjerëve”.

Anulime fluturimesh janë raportuar në Berlin dhe Bruksel, ndërsa probleme ka pasur edhe në Heathrow.

Në Berlin, Aeroporti i “Berlin Brandenburgut” (BER) informoi pasagjerët se për shkak të një problemi teknik do të përballen me kohë më të gjata pritjeje në pikat e regjistrimit”, ndërsa siguroi se po bëhen përpjekje për një zgjidhje të shpejtë.

Sulmi kibernetik ka shkaktuar tashmë anulime fluturimesh dhe vonesa të mëdha, duke prekur mijëra pasagjerë./E.T